Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë, duke e lënë atë në detyrë.
“Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua”, shprehet Veliaj.
Ai thekson se do të bëjë gjithçka mundet që puna të vijojë dhe të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.




