Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, tashmë kanë arritur të akuzuarit për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 09:00, transmeton Klankosova.tv.
Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Klan Kosova përmes gazetares Sala Gashi, po ndjek seancën e sotme dhe do ju mbajë të informuar mbi detajet e plota të procesit.