Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese.
Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion. Plot 419 aksidente u regjistruan në vetëm shtatë ditë.
Tre prej tyre përfunduan tragjikisht me humbje jetësh.
Një 10-vjeçar vdiq në Novosellë të Kamenicës mbrëmjen e së dielës.
Të mërkurën pasdite, në Bërnjak të Rahovecit humbi jetën një person pasi u aksidentua me traktor. Ndërsa më 29 shtator, këmbësori që ishte goditur nga vetura më 31 gusht të këtij viti nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq.
Në mesin e qindra aksidenteve, 158 ishin me persona të lënduar, ndërsa 258 ishin vetëm me dëme materiale.
Dita më e rëndë ishte ajo e 2 tetorit, ku për një ditë të vetme u shënuan 91 aksidente./Klankosova.tv