Kandidati i VLEN-it për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, në hapjen e shtabit në Batincë, ka deklaruar se së bashku me banorët e Batincës, ndryshimi është i pashmangshëm.
“VLEN vazhdon me hapjen e shtabeve në çdo fshat e në çdo nëndegë. Dje, radha ishte për Batincën, ku bashkë me qytetarët dhe aktivistët e këtij fshati, hapëm shtabin e ri të fitores!
Në këtë ngjarje kisha nderin që krahas banorëve të Batincës të kemi të pranishëm edhe Zv. Kryeministrin e parë Izet Mexhiti, Kryetarin e Alternativës Zeqirija Ibrahimi, deputetin e zonës Bekim Sali dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës Bashkim Murtezi, Bartësin e këshillit për Komunën tonë Xhelal Ramushi dhe Bartësin e listës së këshilltarëve për Komunën e Çairit Dr. Muhammed Murtezi. Ky shtab do të jetë gjithmonë i hapur për çdo familje të Batincës, për çdo të ri e të re, për çdo qytetar që beson në një të ardhme më të mirë. Pikërisht këtu do të lindin idetë, programet dhe veprimet që do ta sjellin ndryshimin e madh në Studeniçan. VLEN tashmë ka dëshmuar se me guxim dhe vizion mund të ndërtojmë projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve, nga infrastruktura moderne e deri te politikat për zhvillim ekonomik, nga uji i pijshëm e deri te mundësitë e reja për rininë.
Bashkë me banorët e Batincës, ndryshimi është i pashmangshëm. Dhe fitorja është e sigurt! Një zë për Batincën e Studeniçanin, me numrin 7, fitorja jonë VLEN!”, ka deklaruar Bislimi.