Mexhiti: Shkupi do të bëhet me Festival Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Shkupi do të jetë nikoqir i Festivalit Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“. Ky manifestim do të bashkojë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një ngjarje të vetme kulturore madhështore.

Mexhiti këtë ide e ka ndarë gjatë një bisede me tenorin shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, në Çarshinë e Shkupit.

“Ky festival do të bëhet porta kryesore e kulturës shqiptare, duke e vendosur Shkupin në qendër të hartës kulturore të rajonit”, ka theksuar Mexhiti. (INA)