“U vr.në mbi 600 vetë në Kosovë”- Buxhovi: Pse gjyqi për krime Iufte në Hagë është i domosdoshëm

Historiani nga Kosova, Jusuf Boxhovi, ka deklaruar se krijimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i domosdoshëm për të zbardhur krimet e Iuftës në Kosovë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Boxhovi tha se gjykata të tilla u ngritën pothuajse në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, megjithëse, sipas tij, në disa raste gjykimet mund të kenë qenë farsë.

“Gjykata e Hagës dhe Dhomat e Specializuara nuk kanë zbritur nga qielli. Ajo ka ardhur në një përfundim që të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë duhet të krijojnë gjykatat e tyre për të hetuar krimet e Iuftës”, tha Boxhovi.

Historiani solli në vëmendje faktin se në periudhën prej hyrjes së NATO-s në Kosovë e deri një vit më pas, janë kryer mbi 600 vr.sje, të cilat ende nuk janë hetuar plotësisht.

“Janë vr.rë 106 aktivistë të LDK-së, 116 anëtarë të UÇK-së, përfshirë disa komandantë, si dhe rreth 400 pjesëtarë të komuniteteve minoritare. Shumë prej tyre nuk dihet pse dhe kush i ka vr.rë. Kanë kaluar disa vite dhe Kosova nuk i ka kryer këto hetime”, theksoi ai.

– Advertisement –

Boxhovi shtoi se, ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe shtetet e tjera të rajonit kanë zhvilluar gjykime, edhe pse shpesh janë cilësuar si të padrejta ose të motivuara politikisht.

Sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara ishte një nevojë që erdhi si pasojë e mungesës së hetimeve vendore, por ai pranoi se në praktikë shpesh perceptohet më shumë si një “qërim hesapesh mes forcave politike”.