Rama mbështet protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant

epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mbështetur në Facebook protestën që pritet të nisë pas pak në Hagë, “kundër padrejtësisë”, në kundërshti të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“LIRIA KA EMËR🌹“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🫶“.

Protesta pritet të nisë në 14:00.