Një 32-vjeçar hungarez u arrestua në Tabanovce pasi u përpoq të hynte në vend me kokainë, amfetaminë, ketaminë dhe tableta ekstazie, tha policia.
“Policia Shtetërore e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër OJ (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 25.08.2025 në Kalimin Kufitar Tabanovce, në hyrje të vendit, gjatë një kontrolli kufitar në një automjet “Toyota” me regjistrim kombëtar hungarez, të drejtuar nga O.J., dhe të shoqëruar nga A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhin personal të të raportuarve u gjetën dhe u sekuestruan kokainë, amfetaminë, ketaminë dhe tableta MDMA”, tha Ministria e Brendshme.