Shkruan: Florian Nesimi
Te ne shpesh gabimisht parashtrohet pyetja se pse nuk kemi partitë të majta dhe të djathta.
Kjo pyetje që në thelb është e gabuar sepse te ne nuk mund të ketë profilizime të tilla pasi që ne thjeshtë nuk i takojmë civilizimit perëndimor ku janë themeluar këto dy profilizime politike.
Siç dihet, e majta dhe e djathta janë krijuar gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789, e ne aso kohe nuk i kemi takuar atij civilizimi, por kemi qenë nën Perandorinë Osmane.
Pas rënies së Perandorisë Osmane vendet tona ishin të pa industrializuara dhe të pa emancipuara dhe përsëri nuk kishte kushte për profilizime politike. Gjatë kohës së komunizmit kishte sistem një partiak.
E pas rënies së komunizmit, klasat tona politike na e bënë me dije se nuk ka vetëm dy drejtime, e majtë dhe e djathtë. Në botë ka edhe dy drejtime tjera: lartë dhe poshtë.
Lartë janë ata të cilët për 22 vite ishin në pushtet dhe me ndihmën e pushtetit krijuan atë pasuri që ua mundëson të rradhiten si klasa e lartë dhe e pasur e shoqërisë. Ndërsa poshtë janë ata qytetarë të cilët për 22 vite ishin të diskriminuar në forma të ndryshme dhe që mezi e kalojnë muajin me rrogat e ulëta.