Shkruan: Hysni Shaqiri
Zvillimet e fundit në Kosovë, kanë marrë përmasa shqetsuese dhe kanë hyrë në qorrsokak, duke dëmtuar interesin e shtetit, si subjekt edhe në arenën ndërkombëtare. Sikundër situata për çdo ditë po përkeqësohet dhe njeriu me gjykim normal nuk guxon të pajtohet dhe të jetë i qetë, e i rehatëshëm, me këto lojëra pafund të deputetëve, si të zgjedhurit e popullit. Kundërvënia agresive me papërgjegjësi totale ndaj rendit kushtetues dhe ligjit, duke shkelur Rregullorën e parlamentit për zgjedhjen e Kryetarit me qendrime iracionale destruktive të inatosur, sipas tekeve personale, siç po veprojnë deputetët, nuk po i bëjnë shërbim të mirë vendit dhe shoqërisë, që i takojnë. Me faktin se më të rëndësishëm po e llogarisin interesin partiak, se sa shtetin dhe qytetarët që i përfaqësojnë. Pasi që u mungon guximi t’i parapëlqejnë hapat korrekte të qeverisë Kurti, që i ka ndërrmar deri tani për rikthimin e sovranitetit të shtetit në gjithë territorin, si veprim i guximëshem dhe shumë domethënës në stabilizimin e brendëshëm të shtetit, nuk mund t’i mohet nga askush. Në vend që ta mbështesin dhe të solidarizohen me politikat konstruktive të qeverisë deritashme në konsolidimin e shtetit ligjor, si autoritet i vetëm dhe më përërgjegjës në organizimin e jetës për gjithë qytetarët ne Republiken e Kosoves. Në kohën pas zgjedhjeve ndodhi e kundërta, duke bllokuar konstituimin e parlamentit me veprime destruktive të pakuptimëta pa asnjë përmbajtje në zgjidhjen e problemit aktual me vetëdije e bllokuan radhazi çdo seancë në zgjedhjen e kryparlamentarit dhe shkaktuan krizë për motive shumë të ulta dhe, pa mbajtë llogari në stabilitetin dhe sigurinë naconale që shteti i KOSOVËS ka nevojë më shumë se çdo herë tjetër.
Mënyra e imponimit me forcë në politikë, është veprim antidemokratik dhe asnjëherë si process, nuk përfundon pa pasoja. Këtë duhet ta dinë deputetët edhe të kësaj përbërje. Sikundër herët, a vonë, do t’i dalë tymi zjarrit dhe do të digjet secili që i frynë, por humbjet për vendin dhe shoqërinë do të jenë të pariparushme. Është kohë nga përvoja e të kaluarës, të nxjerrin mësim deputetët, të mos i ngatrrojnë detyrat, se populli nuk i ka zgjedhur për të luajtur me fatin e tyre, sipas interesave të grupeve të caktuara, të cilët me metoda antidemokratike të verbuar pas pushtetit, nuk e kursejnë as shtetin, e as qytetarët e vendit. Nuk mundet të sigurohet e ardhmja e shtetit duke llogaritur vetëm në mbështetjen e miqëve ndërkombëtar, nëse politka e brendshme me veprime iracionale i bën obstruksione formimit të institucioneve në funksionimin normal të shtetit. Ky fenomen, sot pas zgjedhjeve parlamentar të fundit, po i ndodhë shtetit të Kosovës në një kohë shumë të rrezikshme, kur ndërkombtarët me presionin e Serbisë, kërkojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe, për ta enguar zhvillimin e drejtë të shtetit, pa pengesa të brendshme. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, thotë “nuk ka forcë të na detyron ta njohim pavarsinë e Kosovës”.
Përballë këtij problemi shumë serioz dhe kompleks, me pasoja në politikën e jashtme ndërkombëtare, deputetët nuk duhet të provokohen dhe me pa përgjegjësi totale ta ndihmojnë plitikën e Serbisë, antiKosovës në arenën ndërkombëtare, e cila në vitet e fundit i ka përforcuar pozicionet veta me gabimet që kanë ndodhur në procesin e dialogut në Bruksel. Meqenëse për formimin e Asociacinit është ka i bëhet presion qeverisë edhe prej ndërkombëtarve. Ky problem duhet të jetë shqetësim i çdo subjekti politik e sidomos i çdo të zgjedhurit nga populli në Kuvendin e Kosovës, në këtë përbërje pa ndikim nga asnjë force që e cenon interesin e Kosovës, si shteti i pavarur dhe Sovran, në gjithë territorin që e administron.
Meqense partitë janë të përkohshme, kurse shteti dhe populli janë të përjtëshëm, medomos në çdo rrethana të vështira duhet të mbrohet interesi i përgjithshëm dhe në asnjë mënyrë ai partik apo individual. Çelësi i gjithë kësaj fatkeqësie që po i ndodh qytetarëve të Kosovës, është se deputetët ne numër të konsderueshëm nuk po i besojnë vetes për të bërë politikë të pavarur në interes të vendit dhe shoqërisë, pa u ndikuar nga agjentura e jashtme, që nuk ia dojnë të mirën jo vetëm shtetit të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Pra, kjo është historia e jonë me shumë fatkeqësi që i kemi prjetuar nga bota serbo-sllave dhe po vepron pandërpre edhe sot në mosfunksinimin normal të shtetit të Kosovës. Këto fakte partitë politike duhet t’i kenë parasysh dhe të veprojnë me knstruktivitet në tejkalimin e situatës, që vazhdon të jetë e brishtë me gjasa edhe më shumë me u përkeqësuar… këte duhet ta dijë secili që ka përgjegjësi.
Sot, të këqijat Kosovës nuk po i ndodhin vetëm nga Beogradi zyrtar, por edhe nga obstruksione dhe padrejtësitë e disa subjekteve politike të papërgjegjëshme që nuk e respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu me metoda të dhunshme duan të vinë në pushtet. Ky veprim nuk është aspak i moralshëm dhe njerëzor. Por, fatkeqësisht, ka persona publikë që janë aktivë në politikën shqiptare me botëkuptim të mbrapsht që duan pushtetin më shumë se shtetin që e përfaqëson kombin. Mendoj kështu dhe e shprehi këtë vlerësim, sepse janë të paformuar kombëtarisht, bile disa dhe nuk kontribojnë në zgjidhjen e problemeve aktuale, ngase nuk kanë ideal me përkushtim për të t’u bashkuar në realizimin e projekteve madhore me një zhvillim ekonomik në nivel nacional dhe rritjen e kushteve për jetë më të mire të qytetarëve, duke luftuar varfërin ekstreme që i ka detyruar shumë të rinjë ta braktisin vendin e origjinës, për t’ia siguruar kafshatën e bukës familjes. Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se çdoherë tjetër, për një organizimi politik të mirëfilltë me bindje patriotike, që e duan vendlindjen dhe popullin e vetë, më shumë se jetën dhe karrierën politke. Në funksion të këtij parimi, atdhetarët gjithnjë bëjnë përpjekje pa u lodhur me pretendime të veçanta, t’i vendosin parimet e demokracisë konsesule në zbatimin e ligjit dhe kushtetutës, me norma dhe standade, si kriter evropian mbi gjithë hapësirën gjegrafike ku jetojnë e jo të krijojnë rrëmujë dhe zallamahi, duke katandisur vendin dhe qytetarët e saj pa asnjë shpresë për ditë më të mira. Fajin kryesor sot e kanë ato persona që me vite të tëra e kanë vjedh kapitalin e shtetit dhe tani e meritojnë ndëshkimin nga qytetarët. Në mënyrë të paturpshme e kanë zgjedhur rrugën me çdo kusht të vinë në pushtet, për ta ruajtur kapitalin që e kanë fituar pandershmërisht me vjedhjen e fondeve dhe pasurisë publike.
Në lidhje me këtë dukri të shëmtuar antinjerëzore, opozita e deritashme, po e shantazhon formimin e instituconeve pas përfundimit të zgjedhjeve. Derisa kjo sjellje të tolerohet nga deputetët, nuk mund të dilet nga ky qorrsokak, pa mendue aspak për të keqën që ia kanë shkaktuar vendit në të kaluarën. Kjo nuk është as më shumë, as më pak, sesa një mallkim ndaj vetvetes me këto lojëra pafund. Jam i bindur se as Serbia me çfarëdo metoda nuk do të kishte arritur këtë dëm t’ia shkaktonte Kosovës me pasoja për kohën që po flasim. Por, nuk mundem ta dijë se pse nuk e kuptojnë deputetët dhe të distancohen nga sjelljet kaq të liga dhe të tregohen konstrktivë në tejkalimin e bllokadës, që ka vënë në rrezik funksionimi e shtetit me parlizimin që ia kanë shkaktuar institucioneve. Ky vprim nuk mundet trajtohet ndryshe, përpos akt më i turpshëm dhe mizor në një gjendje kaq kritike, për knaqësinë e disa personave të rrezikohet edhe pavarësia Kosovës. I bëjë thirrje intelektualëve që ta ngrisin zërin e ndërgjegjes dhe t’u bëjnë apel faktorëve relevantë që ta tejkalojnë vetën në të mire të vendit, si Atdhe i të gjithë qytetarëve.