“Lavdia e madhe e kthimit nga mërgimi e Musës dhe Alisë”

Shkruan: Orhan Ibrahimi

Çfarë fituan shqiptarët nga BDI-ja që nga viti 2002?
“Fitorja” epokale ishte kthimi i Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit nga mërgimi.
Për më shumë se dy dekada, ata vazhduan të rrënojnë aspiratat, shpresën, mirëqenien e familjes shqiptare dhe perspektivën e rinisë.
Në këmbim të faktit se ishin kthyer nga mërgimi, ata morën përsipër si detyrë dhe obligim organizimin e eksodit, duke dëbuar mbi 300.000 shqiptarë.
Atyre iu lanë duart e lira të vjedhjin, të mbledhin haraç e të shndërrohen në multimilionerë.