Rama mbledh kabinetin qeveritar në periferi të Tiranës, takim i mbyllur për mediat

Kryeministri Edi Rama do të mbledh këtë të enjte kabinetin qeveritar në një takim pune që po zhvillohet në periferi të Tiranës.

Mbledhja sipas informacioneve të Euronews Albania do të mbahet me dyer të mbyllura për median dhe është fokusuar në analizën e performancës së ministrive.

Ministrat pritet të raportojnë për ecurinë e punës në sektorët përkatës dhe për realizimin e detyrave të ngarkuara më herët nga kreu i qeverisë.

Ky format mbledhjeje vjen si pjesë e një vlerësimi të brendshëm për efektivitetin e qeverisjes dhe planifikimin e fazës së ardhshme të punës ekzekutive.