Dedaj: LVV është shkatërruese e shtetit dhe institucioneve – Ky regjim duhet të largohet nga të qeverisurit dhe sundimi i Kosovës

Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, thotë se Lëvizja Vetëvendosje tashmë është dëshmuar si një subjekt me veprime antikushtetuese dhe shkelëse e ligjit, raporton GazetaBlic.

Dedaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se sipas tij LVV është shkatërruese e institucioneve dhe shtetit të Kosovës e cila po synon të vihet mbi ligjin dhe mbi shtetin me politikat e tyre populliste.

“LVV tashmë është dëshmuar si subjekt me veprime antikushtetuese dhe shkelëse e ligjit, e drentēsisë dhe shkatërruese e  institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Ata po synojnë të vihen mbi ligjin dhe mbi shtetin me politikat e tyre populiste dhe me simptome diktatoriale”, tha ai.

Ndër të tjera ai shton se është e pritshme që LVV ta sulmoj Gjykatën Supreme dhe çdo institucion të drejtësisë, pasi që sipas tij ata e kanë shkelur disa herë Kushtetutën e Kosovës.

LVV e Albin Kurtit jo vetëm që e kanë shkelur me dhjetëra herë Kushtetuten e Kosovës dhe nuk i përgjigjet as ftesave të Prokurorise dhe Gjykatave,është e pritshme ta injorojnë dhe sulmojnë edhe Gjykaten Supreme të Kosovës dhe çdo institucion të drejtësisë. Kjo është e frikshme dhe shqetësuese për të gjithë ne dhe vet Republikën e Kosovës”, theksoi tutje.

Gjithashtu ai potencon se të gjitha shkeljet ligjore, bllokada institucionale, izlolimi dhe zbrazja e Kosovës janë treguesi më i mirë se Kurti duhet të largohet nga të qeverisurit dhe sundimi i Kosovës.

Shkeljet ligjore, uzurpimi i aseteve shtetërore, lejimi i korruposionit qeveritar, bllokada dhe sabotimi i krijimit të institucioneve shtetërore, dëmtimi i imazhit dhe i partneritetit Euroatlantik, izolimi dhe zbrazja e Kosovës, shkalla e lartë e varfërise dhe krimit janë treguesi më i mirë se ky regjim duhet të largohet nga të qeverisurit dhe sundimi i Kosovës”, tha ai.

Tutje, Dedaj ka kritikuar ashpër deputetët e LVV, duke i quajtur si servil, të pa edukatë dhe të pa arsimuar, ku sipas tij ata nuk e kuptojnë se çka është shteti ligjor dhe demokratik.

“Deputet e ashtuquajtur numra të Albin Kurtit, të emëruar si servil, të pa edukuar dhe të pa arsimuar, nuk e kuptojnë çka është shteti ligjor dhe demokratik, çka është kushtetuta, gjykata dhe ligji, sepse pak nga ata kanë merita për historinë e përgjakëshme të bërjes së shtetit të Kosovës!”, përfundoi Dedaj për GazetaBlic.