Në këto orë të mesditës është paraqitur zjarr në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, njofton Portalb.mk.
Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në zjarrin në Bllacë po digjet bar i thatë dhe zjarri po përhapet drejt pyllit.
Nga QMK thonë se ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit tashmë kanë mbërritur në vendngjarje.
“Në vend janë edhe pjesëtarë të policisë. Të informuara janë edhe Komuna Çuçer-Sandevë dhe Ndërmarrja Publike Karaxhica”, kumtuan nga QMK-ja.