Sulm masiv me dron ukrainas në Rusi, bllokohet një prej urave më të gjata në Evropë

Trafiku në një urë mbi lumin Don në rrethin Kalachevsky të rajonit Volgograd të Rusisë është kufizuar përkohësisht për të hequr mbetjet e një sulmi “masiv” me dron ukrainas.

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se nuk ka pasur të lënduar në sulm, shkruan Reuters.

Aktualisht nuk ka informacion nëse ura mbi lumin Don, e pesta më e gjatë në Evropë, është dëmtuar.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kapën 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi territorin rus dhe Gadishullin e Krimesë, përfshirë 13 mbi rajonin e Volgogradit.

Aeroporti i Volgogradit ishte i mbyllur për më shumë se tre orë përpara se fluturimet të riktheheshin.

Këtë e ka bërë të ditur autoriteti rus i aviacionit civil Rosaviatsia.