Shkruan: Florian Nesimi
Në lidhje me Vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, opinionit duhet t’i sqarohet se Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive, që domethënë se rezultatet e regjistrimit të vitit 2021 mbeten të njëjta dhe Vendimi nuk thotë se me automatizëm do të ketë bashkim të numrit të popullsisë rezidente dhe jo-rezidente.
Kjo nga fakti se ky është një Vendim që shfuqizon normat e metodologjisë së regjistrimit dhe nuk i anulon ato në tërësi, nga vetë shkaku se Vendimi nuk ka prapaveprim.
Ajo që është me rëndësi është se në regjistrimin e ardhshëm në vitin 2031 kjo metodologji nuk do të mund të përdoret dhe metodologjia e re do të rregullohet me ligjin për regjistrimin e ardhshëm.