Kultivonte kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në flagrancë duke u kujdesur për bimët

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Thumanë për kultivim të kanabisit, ndërsa u arrestuar gjersa ishte duke u kujdesur për bimët.

Policia e Shtetit njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.

“Kapet në flagrancë në serën ku kishte kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Ky shtetas ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin F. A., 28 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kapë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.