Çitaku: VV e ka uzurpuar Kuvendin – ajo që pamë sot ishte marrëzi totale

Deputetja e zgjedhur r PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se VV e ka uzurpuar Kuvendin, raporton Gazeta Blic.

“Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Çitakut:

VV e ka uzurpuar Kuvendin.

Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit.

Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.

Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.

Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.