Sanksionet ndaj Industrisë Naftënxjerrëse të Serbisë, për shkak të pjesëmarrjes ruse në pronësi, janë shtyrë për 30 ditë.
Kështu njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sanksionet duhej të hynin në fuqi sot, por amerikanët në momentin e fundit e kanë përmbushur kërkesën e Serbisë dhe i kanë shtyrë ato.