Zelensky kërkon 20 sisteme “Patriot” për t’u mbrojtur nga Rusia, që kushtojnë 35 miliardë dollarë

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during a press conference with President of the European Commission in Kyiv on May 9, 2023. - European Commission President Ursula von der Leyen arrived in Kiev on May 9, 2023, to mark Europe Day and show her support for Ukraine in the face of the Russian offensive, on the day Moscow commemorates the victory over Nazi Germany. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Ukraina ka nevojë për 20 sisteme Patriot për t’u mbrojtur nga kërcënimet ajrore ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë forumit “Ukrainë -Viti 2025” tha se Ukraina është e gatshme të investojë të njëjtën shumë.

“Ne kemi nevojë për 20 prej këtyre sistemeve dhe kjo është padyshim 35 miliardë dollarë. Nëse SHBA na jep 35 miliardë dollarë në formën e sistemeve Patriot, ne do t’i konsiderojmë se i kanë investuar ato. Ne, nga ana tjetër, jemi të gatshëm të investojmë të njëjtën shumë nga ana jonë”, tha Zelensky, raporton UNN.

Sipas tij, kostoja e një sistemi Patriot është rreth 1.5 miliardë dollarë (1.43 miliardë euro), megjithëse çmimi mund të rritet në 1.8 miliardë dollarë (1.72 miliardë euro) për shkak të luftës. Zelensky gjithashtu vuri në dukje se Ukraina ende nuk i ka marrë të gjitha sistemet Patriot, që iu premtuan vitin e kaluar.