Promovimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, domosdoshmëri e kohës

Kina publikoi të “Planin e Veprimit për Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm për të Promovuar Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike (2025-2027)”.
Plani u publikua gjatë një takimi të nivelit të lartë në Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29) në Baku, Azerbajxhan.

Plani i publikuar shtjellon angazhimet e Kinës për të mbështetur vendet në zhvillim, në rritjen e aftësive të tyre të paralajmërimit të hershëm dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Dukendiskutuar për këtë çështje me sekretarin e
Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres, zëvendëskryeminstri kinez Ding Xuexiang tha se vendosmëria dhe veprimet e Kinës për të trajtuar në mënyrë aktive ndryshimet klimatike mbeten të palëkundura.

Ding theksoi që Kina zbaton me vendosmëri strategjinë kombëtare për të përballuar ndryshimet klimatike, duke i bërë zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët faktorë kyçë për arritjen e rritjes me cilësi të lartë. Pala kineze ka zhvilluar e zbatuar një sërë politikash dhe masash për të arritur përfitime ekologjike e ekonomike.