Shkruan: Naser Pajaziti
Korridori 8 është projekt gjeostrategjik si domosdoshmëri për ta realizu nga NATO dhe BE.
Sa për BDI, ky projekt do bëhet sa është bërë rruga për Bllacë, ku 2 km të 12 kilometrave për sa vite nuk u arrit të lëshohen në përdorim.
Sa për VMRO-DPMNE si model ishin kompanitë kineze në qeverisjen e Gruevskit bashkë me BDI-në, ku tashmë po dihet rezultati. Për rrugën Kërçovë-Ohër u harxhuan mbi 500 milionë euro dhe nga 2014 ende skemi rrugë.
Është shumë e qartë se kishte Korrupsion masiv dhe Sabotim! Po del që Sabotim sepse NATO e konsideron Korridorin 8 si prioritet strategjik, sidomos pas përhapjes së ndikimeve të jashtme, si nga Rusia dhe Kina.
Kjo është rrugë e rëndësishme për të siguruar lëvizje të shpejtë dhe të qëndrueshme të forcave dhe burimeve të NATO-s.
Shtytja e këtij projekti me hapa të përshpejtuar është bërë në Samitet e NATO-s të 2018 dhe 2022. Për realizimin e projekteve të tilla gjeostrategjike të Aleancës sigurisht se përzgjedhjen kompani si Bechtel Enka dhe jo kompani ruse apo kineze.
Andaj, ky projekt është mbi vulat partiake dhe rrahja e gjokseve me politika provinciale!
*postim në facebook