Gara e fushatës zgjedhore për Bërvenicën mes dy grupimeve shqiptare nga pozita dhe opozita po prek fundin e saj.
Dy kandidatët shqiptarë pretendojnë se secili prej tyre do ta fitojnë këtë garë për kryekomunar të Bërvenicës.
Kandidati i AKI, Arkin Jahiu,
thotë se ka mbështetjen e popullit në këtë garë dhe se në rrethin e dytë ai do shpallet fitimtar për kreun e komunës.
Nga ana tjetër, kandidati i VREDI-t Jakup Huseini, gjithashtu thotë se me mbështetjen e komitëve të VMRO-së, si pjesë e koalicionit qeverisës ai do shpallet fitues i kësaj garë.
Mbase të dy palët i kanë bërë llogaritë gabim dhe po harrojnë se pyka që ka vënduar në këtë mes Micko është kandidati i VMRO-së Stojanço Radiçevski, ku në rrethin e dytë ata mund ta braktisin kandidatin vredist dhe kësisoj vredistët do jenë të detyruar sipas urdhërit të kryekomitit ta votojnë kandidatin Radiçevski.
Këtu mbaron loja e poshtërimit ndaj vredistëve që edhe pse dalin me kandidatin e tyre, në rrethin e dytë Micko kapedani do ia prish lojën kandidatit vredist dhe do ta vulos fitoren e kandidatit komit, me votat e shqiptarëve të grupimit VREDI.
Këto janë kalkulimet që bëhen në zyrat e VMRO-së për ta rimarrë Bërvenicën nga paaftësia dhe përçarja e kampit shqiptar, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar me Kërçovën dhe Strugën, ku kandidatët e VMRO-së i fituan ato dy komuna për shkak të përçarjes në kampit shqiptar.
Të gjitha gjasat janë se kandidati i VMRO-së Radiçevski do ta fitoj Bërvenicën për shkak të shpërndarjes së gabuar në kutinë e gabuar të votës shqiptare.
Kësisoj, mjeshtri Micko me shfalerkat e tij nga VREDI-t dhe mbështetësit e tyre mund ta rifitojnë Bërvenicën, ku zhvelërsimi i votës shqiptare do të ketë vetëm një emër të urryer, si tradhti ndaj elektoratit shqiptar.
Medai Shaholli



