Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, priti ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, raporton Anadolu.
Takimi në ambientet e parlamentit turk u mbajt i mbyllur për shtypin.
Më herët, Durmishi u prit edhe nga ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat, me të cilin u diskutuan marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.