Dialogu ndërmjet qytetërimeve globale kontribut në ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit

5-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës është shënuar përmes veprimtarish kulturore në vende të ndryshme . Në Kanberra të Australisë dhe në Meksiko të Meksikës u mbajtën aktivitetet me titull : ” Shkruar në qiell- Historia ime me Kinën “.

Në këto veprimtari përmes videofjalimit e tij , kryetari i CMG-së Shen Haixiong tha se ky aktivitet ka mbledhur mbi 1600 histori me Kinën nga miqtë e mbi 60 vendeve të mbarë globlit. “Fjalët në gjuhë të ndryshme shprehin ndjenja të përbashkëta dhe përfaqësojnë integrimin e thellë të ndjenjave e kulturave të vendeve të ndryshme të botës, si edhe aspiratat e përbashkëta të popujve të ndryshëm për paqen dhe të ardhmen e bukur”.

Kina ka krijuar dhe do të vazhdojë të krijojë raste të reja zhvillimi për modernizimin global, duke zgjeruar dritaren për thellimin e shkëmbimeve midis qytetërimeve, theksoi Shen, duke shtuar se CMG-ja do të vazhdojë të nxisë shkëmbimet kulturoro-njerëzore, dialogun ndërmjet qytetërimeve globale dhe njohjen midis popujve, për të kontribuuar në ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Në këto aktivitete të organizuara nën kujdesin e CMG- së përshëndetën personalitete të vendeve përkatëse.