Një postim i Mevlan Ademit në rrjetet sociale ka nxitur reagime, duke vënë në pah dallimin mes qytetit italian të Riminit dhe Shkupit në përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat rrugore.
Ademi thekson se Rimini përdor shqipen për të lehtësuar orientimin e turistëve shqiptarë, ndërsa Shkupi, sipas tij, vazhdon të vonojë zbatimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.
“Rimini pa komplekse ofron mikpritje dhe bën biznes me shqiptarët. Shkupi po bën politikë me ta”, shkruan ai.
Postimin e mbyll me ironi: “Ohri e ka thënë. Tabela ende po bën loading”, duke rikthyer në vëmendje debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në hapësirat publike.
Sipas Tetovasot, reagimi ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.



