Shumëfishohen investimet në tranzicionin energjitik

Kina është bërë investitori më i madh në botë në tranzicionin energjitik.
Investimi i vendit në tranzicionin energjetik arriti në 676 miliardë dollarë në vitin 2023, duke e bërë atë investitorin më të madh në botë në këtë fushë, sipas Raportit Strategjik.
I titulluar “Tranzicioni i Energjisë së Kinës”, Raporti dokumenton veprimet e vendit dhe arritjet në tranzicionin energjetik gjatë dekadës së fundit.

Vendi ka dyfishuar përpjekjet në inovacionin teknologjik, për të përmirësuar teknologjinë e re të energjisë me një ritëm më të shpejtë, duke kontribuar në reduktimin e kostove të energjisë së erës dhe energjisë fotovoltaike në mbarë botën, sipas Raportit

Eksportet e energjisë së erës dhe produkteve fotovoltaike të Kinës ndihmuan vendet e tjera në reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit me rreth 810 milionë tonë, në vitin 2023.

Që nga 2013, Kina ka kontribuar me mbi 40% të rritjes vjetore të kapacitetit global të energjisë së rinovueshme. Kapaciteti i sapo instaluar i energjisë së rinovueshme të vendit, përbënte më shumë se gjysmën e totalit botëror vitin e kaluar.

Intensiteti i energjisë i vendit është ulur në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, duke çuar në kursime të energjisë ekuivalente me rreth 1.4 miliardë ton qymyr standard dhe duke reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit me rreth 3 miliardë ton, thuhet në Raportin Strategjik.

Kina ka punuar me më shumë se 100 vende dhe rajone në projekte të energjisë së gjelbër, ndërsa industria e saj e re ka shtuar furnizimin global me energji, ka lehtësuar presionet globale të inflacionit dhe ka kontribuar në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe kalimin në zhvillimin e gjelbër.

Kina do të punojë me pjesën tjetër të botës për të përmirësuar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të energjisë së pastër dhe për të kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë globale.