Likova s’ka zjarrfikës, komunat maqedonase me nga 2000 banorë, Rankovce dhe Nagoriçan, kanë

Edhe një dëshmi e madh për diskriminimin e vendbanimeve shqiptare. Sipas dispozitave ligjore, një zjarrëfikës nevojitet për 1.500 banorë, kurse në Kumanovë punojnë vetëm 45 veta, që do të thotë se ky raport është më i vogël se një zjarrfikës (gjegjësisht 0,6) për 1.500 banorë.

Me këtë logjikë diskriminimi, duhet që njëherë të shpëtohen ose zjarret të shuhen në Kumanovë, Nagoriçan e Rankovce, dhe tek pastaj në komunën e Likovës.

“A nuk ju duken shumë tendencioze dhe diskriminuese këto sjellje të shtetit, karshi banorëve të Likovës?

Po politikanët shqiptarë të kësaj ane, që janë bërë milionerë, a thua e kanë ngritur ndonjëherë zërin për këtë çështje jetike për shqiptarët?

Ose edhe më saktësisht se kaq: A ka patur ndonjëherë inciativë nga banorët e kësaj ane për Njësi zjarrfikësash?”, shkruan portali Kumanova sot.