Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se dy nënshkrime të tjera janë shtuar në komunikatën e tij të Samitit të Paqes.
Ai tha se Organizata e Shteteve Amerikane, e cila përfaqëson vendet në Amerikën Veriore dhe Jugore, dhe Antigua dhe Barbuda e kanë nënshkruar atë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ne e shohim të gjithë botën si të barabartë dhe ky është ndryshimi ynë ideologjik nga Rusia në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
“Putin, megjithatë, dëshiron që vetëm zëri i tij të ketë rëndësi, ose ata që ai zgjedh. Ky është një botëkuptim tipik kolonial që ne, së bashku me të gjithë partnerët tanë, duhet ta thyejmë”, ka thënë Zelensky.