Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase

Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shtetërore në Francë. Në një artikull të botuar në gazetën “Le Figaro”, kreu i shtetit i Kinës shprehu angazhimet për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit botëror

Në artikullin me titull: “Të trashëgojmë frymën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë për të promovuar së bashku paqen dhe zhvillimin botëror”, presidenti Xi cilësoi zhvillimet e marrëdhënieve Kinë-Francë në gjashtë dekada të kaluara, duke premtuar se vendi i tij do të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë dhe do të bashkëpunojë me palën franceze për të ruajtur paqen dhe stabilitetin botëror.

Sipas tij, ky vit shënon 75 vjetorin e themelimit të Kinës së Re. Gjatë 75 viteve të fundit, falë punës së palodhur të të gjithë popullit kinez, Kina është zhvilluar nga zero në ekonominë e dytë botërore, ku qindra milionëra të varfër ruralë janë nxjerrë nga skamja, duke krijuar një mrekulli në historinë e zhvillimit të njerëzimit. Ekonomia kineze u rrit 5.2% në vitin 2023 dhe objektivi i saj për vitin 2024 është rreth 5%, me një cilësi më të lartë zhvillimi. Kina do të vazhdojë të japë shtysë për rritjen globale dhe të sjellë mundësi për vendet e tjera të botës.

“Ne mirëpresim kompanitë nga e gjithë bota, përfshirë Francën, për të bërë investime dhe për të filluar biznesin në Kinë. Ne kemi shpallur gjithashtu një politikë 15-ditore pa viza për qytetarët e thjeshtë të shumë vendeve, si dhe të Francës dhe kemi marrë masa të reja për të lehtësuar udhëtimin turistik dhe kryerjen e pagesave të vizitorëve të huaj në Kinë”, vuri në dukje presidenti Xi, duke shtuar se Kina do të inkurajojë njëkohësisht më shumë kompani të saj për të zhvilluar bashkëpunim jashtë vendit.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi se pas krijimit të saj para më shumë se 70 vitesh, Republika Popullore e Kinës, kurrë nuk ka nisur një luftë apo pushtuar asnjë centimetër tokë të vendeve të tjera. Kina është gjithashtu i vetmi vend në botë që ka shkruar aderimin e saj në rrugën e zhvillimit paqësor në kushtetutën e saj dhe është i vetmi vend midis fuqive bërthamore, që ka premtuar se nuk do të jetë i pari që të përdorë armë bërthamore.

Lidhur me konfliktet luftarake në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Xi Jinping u shpreh se Kina nuk është as krijuesja e krizës në Ukrainë, as palë apo pjesëmarrëse, por ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e një zgjidhjeje paqësore. “Unë kam bërë një sërë thirrjesh, duke përfshirë respektimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe duke i kushtuar vëmendje shqetësimeve të arsyeshme të sigurisë të të gjitha palëve, duke theksuar se armët bërthamore nuk mund të përdoren dhe as lufta bërthamore nuk mund të bëhet.
Për çështjen palestinezo-izraelite, ai mendon se zgjidhjaqëndron në krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Historia ka vërtetuar vazhdimisht se arsyeja themelore pse situata palestinezo-izraelite ka rënë në mënyrë të përsëritur në trazira është se rezolutat e Kombeve të Bashkuara nuk janë zbatuar në mënyrë efektive, themeli i “zgjidhjes me dy shtete” është gërryer vazhdimisht, Lindja e Mesme dhe procesi i paqes ka devijuar nga rruga e duhur. Ai vuri në dukje se Kina dhe Franca kanë shumë konsensus për çështjen palestinezo-izraelite dhe duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe të kontribuojmë në rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Xi Jinping-u mbërriti të dielën në orën 15:40 në Paris .Në fjalimin e mbajtur në aeroportinOrly, presidenti kinez i përcolli qeverisë dhe popullit francez përshëndetje dhe urime në kuadrin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, duke cilësuar bashkëpunimin frytdhënës midis dy vendeve në fusha të ndryshme.