Pulmolog’ja e njohur nga Nju Jorku, Mangala Narasimhan ka deklaruar për CNN se kthimi i pacientëve me Covid 19 në stomak mund tua shpëtojë jetën. Ajho ka thënë e në këtë mënyrë shtohet sasia e ajrit në mushkëritë e pacientëve.
“Kështu shpëtojmë jetë, 100 për qind. Kjo bëhet në mënyrë të lehtë dhe kemi vërejtur përmirësim të madh të pacientëve”, , ka deklaruar d-r Narasimhan, drejtoreshë e dikasterit për të sëmurit nga sëmundje të rënda pranë “Northëell halth”, rrjet prej 23 spitaleve në Nju Jork, transmeton Gazeta Lajm.
Siç sqaron CNN, pacientët e infektuar me këtë virus shpeshherë vdesin nga sindromi i Stresit akut respirator (ARDS), që shkaktohet nga dëmtimi i parenkimës së mushkërive të bardha.
Edhe njerëzit me grip, pneumoni dhe sëmundje tjera ndërrojnë jetë nga ky sindrom.