Lajmi i fundit: 66 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit në shtetin tonë janë regjistruar 66 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Me këtë numri i personave të cilët janë të infektuar me koronavirusin është 974.

Sot janë regjistruar 12 pacientë të cilët pas testimit të dytë nuk është vërejtur prezenca e virusit dhe janë shëruar.

Pacientja e cila para dy ditëve ka humbur jetë në spitalin “8-shtatori”, rezultatet e arritura sot nga brisi kanë treguar se tek ajo ka qenë prezent koronavirusi./SHENJA/