Kabineti izraelit miratoi tri masa për të rritur ndihmën në Gaza, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të premten.
“Izraeli do të mundësojë furnizimin e përkohshëm të ndihmës humanitare përmes kalimit Ashdod dhe Erez, dhe një rritje të ndihmës jordaneze përmes kalimit Kerem Shalom”, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
Njoftimi vjen pasi një zyrtar izraelit i tha CNN të enjten se kabineti i sigurisë kishte miratuar rihapjen e kalimit Erez dhe përdorimin e portit të Ashdod.