Soni Malaj takon yllin e futbollit Zlatan Ibrahimovic

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, ka takuar yllin e futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Duket se yjet e famshëm janë takuar në një event të përbashkët.

“Me kampionin”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Zlatan ka qenë një ndër futbollistët më të njohur në Seria A, ndonëse ka luajtur për disa nga ekipet më të famshme.

Ish-lojtari i ekipeve të njohura si Barcelona, PSG, Milan dhe Inter ka shënuar mbi 500 gola gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, ndërsa kohë më parë i kishte dhënë fund karrierës./Lajmi.net/