Blero del me projekte të reja: Nuk kam ndenjur kot në Big Brother

Blero Muharremi është një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova.

Përmes një postimit të formatit “story” në Instagram ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të Big Brother “nuk ka ndenjur kot”, shkruan lajmi.net.

Nga fotoja shihet për disa tekste të këngëve të shkruara.

“Nuk është që veç kom nejt kot në big. Koha mi shpalos veprat.. “, ka thënë ai.

Më tutje ai shtoi se kjo është falë mbështetjes së vazhdueshme të popullit ndaj tij. /Lajmi.net/