Ushtria ukrainase kërkon 450-500 mijë trupa më shumë

TOPSHOT - Ukrainian soldiers adjust a national flag atop a personnel armoured carrier on a road near Lyman, Donetsk region on October 4, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. - Ukraine's President Volodymyr Zelensky said on October 2, 2022 that Lyman, a key town located in one of four Ukrainian regions annexed by Russia, had been "cleared" of Moscow's troops. (Photo by Anatolii Stepanov / AFP) (Photo by ANATOLII STEPANOV/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se ushtria ka kërkuar që 450-500 mijë persona shtesë të mobilizohen në ushtri, por se një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

Ai në konferencën për shtyp në Kiev tha se zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë do të diskutonin “këtë çështje shumë të ndjeshme të mobilizimit” dhe se parlamenti më pas do ta shqyrtonte atë.

Zelenskyy shtoi se kryerja e një mobilizimi në një shkallë të tillë do të kërkonte financim shtesë.

Mes tjerash ai u shpreh se është “i bindur” se ShBA-ja nuk do ta zhgënjejë Ukrainën për sa i përket mbështetjes, raporton The Guradian, transmeton Klankosova.tv.