Pse Roma nuk po nxiton për të vazhduar kontratën e Mourinhos

Sipas La Gazzetta dello Sport, pronarët e Romës nuk po nxitojnë të zgjasin kontratën e Jose Mourinhos pasi janë duke pritur për të parë rezultatet e ekipit në pjesën e dytë të sezonit.

Portugezi zbuloi fundjavën e kaluar se ai është gati të qëndrojë në Stadio Olimpico, por paralajmëroi se ai pret një ofertë së shpejti, duke qenë se kontrata e tij përfundon në qershor 2024.

Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, pronarët e Giallorossëve nuk janë në nxitim për të rinovuar kontratën me trajnerin portugez.

Mediumi shton më tej se familja Friedkin po pret të shohë rezultatet në pjesën e dytë të sezonit.

Mourinho është i vetëdijshëm se objektivi kryesor i Giallorossëve është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, diçka që ai nuk arriti ta realizojë në dy sezonet e tij të para në klub, pavarësisht se fitoi Ligën e Konferencës në 2022 dhe arriti në finalen e Ligës së Evropës në 2023.

Sipas Gazzettas, zgjatjet e kontratave për trajnerin dhe lojtarët nuk janë prioritet tani pasi drejtorët dhe pronarët e Romës duan që skuadra të mbetet e fokusuar në ndeshjet e ardhshme të Serie A dhe Derby della Capitale në Coppa Italia kundër Lazios.