Lista e lëndimeve me tetë lojtarë të Real Madridit dhe datat e mundshme të kthimit

Real Madrid po kalon nëpër krizë lëndimesh, por që po merr rezultate pozitive, mirëpo nuk dihet se deri kur do të zgjasë kjo situatë.

Më poshtë është lista e plotë me lojtarët e lënduar te Los Blancos dhe kur pritet rikthimi i tyre.

Thibaut Courtois: Prill 2024

Portieri belg nuk ka luajtur për Real Madridin këtë sezon pasi ka lënduar ligamentet. Carlo Ancelotti thotë se shpreson ta ketë gardianin para përfundimit të sezonit.

Dani Carvajal: 21 dhjetor

Mbrojtësi është jashtë fushës për shkak të një lëndimi të kofshës që mori gjatë fitores kundër Granadës. Sipas Ancelottit, spanjolli mund të luajë kundër Alaves të enjten.

Eder Militao

Mbrojtësi thuhet se është duke u rikuperuar më shpejt nga sa pritej nga lëndimi i ligamenteve që pësoi në fillim të sezonit. Ndoshta ai mund të kthehet përpara ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Data e mundshme e kthimit, 18 shkurt.

Ferland Mendy

Mbrojtësi mori një goditje në ndeshjen kundër Villarrealit. Ai detyroi një zëvendësim në pjesën e parë. Megjithatë, problemi nuk është shumë serioz dhe ai pritet të kthehet këtë fundjavë.

Data e mundshme e kthimit, 30 dhjetor.

Eduardo Camavinga

Ancelotti përmendi Camavingan ndër lojtarët më afër rikuperimit të plotë. Ai tashmë po stërvit vetëm dhe pritet të kthehet menjëherë pas Krishtlindjeve.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

Arda Guler

Adoleshenti nuk ka luajtur për Real Madridin që kur u bashkua në verë. Lajmi i mirë është se ai është rikthyer në stërvitje dhe mund të paraqitet nga fillimi i vitit.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

Vinicius Junior

Anësori ka qenë brenda dhe jashtë tabelës së trajtimit këtë sezon. Lëndimi i tij i fundit në kërdhokulla u pësua në ndeshjet ndërkombëtare duke luajtur për Brazilin. Por, Ancelotti ka ndarë lajmin e mirë se Vini do të kthehet në janar.

Data e mundshme e kthimit, 4 janar 2024.

David Alaba

Mbrojtësi austriak ishte i pafat për t’u bërë lojtari i tretë i Real Madridit që pësoi një lëndim në ligamente këtë vit. Ai ende nuk i është nënshtruar një operacioni për të zgjidhur problemin. Burime të shumta thonë se ai nuk do të luajë më këtë sezon.

Data e mundshme e kthimit, gusht 2024.