Afrim Muçiqi dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët shqiptarë që janë bërë bashkë në duet.
Ndonëse kanë zhanre të ndryshme të muzikës, kënga “Unë të du” e Afrim Muçiqit do të vije remix nga këta të dy.
Afrim Muçiqi, në një intervistë për lajmi.net ka treguar se ky duet do të jetë një “bombë” për festat e fundvitit.
Këngëtarja Dafina Zeqiri, përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ka treguar emrin e këngës dhe datën e publikimit.
Këtë duet do të mund ta dëgjojmë me 14 dhjetor në YouTube. /Lajmi.net/