Ngjarjet në Kodrën e Diellit, Fatmir Limani: Provokimi i luftës ndërshqiptare dhe ndëretnike!

Shkruan: Fatmir Limani

PROVOKIMI I LUFTËS NDËRSHQIPTARE DHE NDËRETNIKE !

(Stojanq’ja i ndihmuar nga Kapedan-Kryqzatori dhe televizionet e shitura)
Njësitet e policisë LSDM/BDI-së, të cilët amnistuan dhe legalizuan kyqin e vendosur ilegalisht, burbosin shqiptarin që vendosi flamurin kombëtar shqiptarë të 51%, të mbrojtur mos’marrveshjen e Ohrit të kontraktuar mes LSDM-DUI-stëve !

STOJAN !

Nuk ruhet pozita e drejtorit duke nxitur konflikt ndëretnik sepse popullata e ka kuptuar që lloji juaj me kapedan-porschen e DUI-it, gjatë luftës morët në qafë të pafajshmit, për t’u bërë milonerë në këto njëzet vite.

JANQE !

Si duket të janë ndalur akrepat e orës në tradhtinë që u keni bërë njësiteve në Vicë dhe Karpallëk, duke lënë shokët të patërhjekur…

AGELQE !

Bashkë me komandant-porschen keni ngelur si Gjeneralët e ushtrive të vdekura, haj rrini dhe mos i thyeni këmbët e qelq’ta këtij vend-shteti…

GJELQE !

Mos nxit shqiptarët në kohën që Projekti i “SRPSKA-BANOVINAVE” është i hapur dhe qartëson fatin e sovranitetit dhe integritetit të këtij vendi…

*Ps: STOJKO, rri urtë se nuk zihet “Dielli me Shoshë” dhe Lëvizja Evropiane Për NDRYSHIM, do të zhvillohet deri në masën që të përthajë rrënjët e përbashkëta të komandançiçave profiterë…