Edhe pse infrastruktura ishte renovuar dhe përmirësuar në një numër më të madh të objekteve të burgjeve, kushtet në pjesët e burgut Idrizovë dhe institucionet e tjera të paraburgimit nga sistemi i mbyllur, mbeten johumane, ndërsa mbipopullimi shkakton shqetësim shtesë për popullatën në burg.
Këto janë disa nga çështjet e inicuara në vitet e kaluara të cilat Komisioni Evropian i noton sërish në Raportin për përparim të Maqedonisë së Veriut për vititn 2023.
“Çështjet e inicuara në vitet e kaluara mbetet të pazgjidhura, posaçërisht mungesa e kushteve adekuate për punë të nëpunësve policorë dhe mungesa e institucioneve për mbrojtje adekuate shëndetësore në burgje”, qëndron në raport.
Emërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve dhe të burgut Idrizovë, KE-ja i thekson si hap pozitiv, duke i marrë parasysh të kaluarat e tyre relevante profesionale, ndërsa mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masat për mjekim të varësisë nga droga në burgje thonë se mbetet çështje e shqetësimit serioz.
“Megjithatë, kërkesat nga Ligji për ekzekutim të sanksioneve prej vitit 2029 për zgjedhje të kryesisë së burgut nuk ishin zbatuar në mënyrë konsekuente. Kontrollet e rregullta në burgje duhet të vazhdojnë. Korrupsioni në burgje edhe më tej është problem që përsëritet. Në vitin 2022 ishte miratuar plani për parandalim të korrupsionit në sistemin nacional të burgjeve 2022-26, së bashku me planin vjetor për vitin 2023. Edhe krahas përpjekjeve pozitive për t’u nxitur personeli mjekësor i cili punon në burgje, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masa për mjekim të varësisë nga droga në burgje mbetet çështje e shqetësimit serioz. Në mënyrë që të zbatohen në tërësi, strategjia 2021-2025 për zhvillim të sistemit të burgjeve kërkon mjete, personel shtesë dhe përkushtim politik”, thuhet në raport.



