Vuçiq: Macron më kërkoi t’i nënshkruajë tri letra, Kroacia kërkoi sanksione

In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic listens to a question during a press conference in Belgrade, Serbia, Sunday, Sept. 24, 2023. At least 30 gunmen killed a Kosovar Albanian police officer then stormed an Orthodox monastery in Kosovo near its border with Serbia, setting off ongoing gunbattles that have left three assailants dead and raised tensions between the two former wartime foes as they seek to normalize ties. Police have surrounded Banjska, a village located 55 kilometers (35 miles) north of the Kosovo's capital where the monastery is located, and the gunfire is continuing. (Serbian Presidential Press Service via AP)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth bisedimeve që u mbajtën të enjten në Bruksel.

Ai ka treguar se edhe çka i kërkoi të nënshkruante presidenti i Francës Emmanuel Macron, po që ky kishte refuzuar të nënshkruante.

“Isha ulur përballë të gjithëve, gjashtë prej tyre, dhe Macron më tha t’i nënshkruaj tri letra. Unë jam ulur vetëm dhe duhet të përballem me ata që e di se janë më të mëdhenj dhe më të fortë, numëroj sa më të mëdhenj dhe më të fortë janë, por gjithsesi – Kushtetutën e kam, nuk dua ta nënshkruaj, por çfarë të dua, e kam Kushtetutën që jam betuar, që e dua dhe e respektoj”, tha Vuçiq në TV PRVA përcjell Klankosova.tv

Vuçiq tha se në kryeqendren evropiane nuk u kërkua ndëshikimi i Serbisë.

“Meqenëse nuk e pranuan se ishte akt terrorist, kërkuan që të dënohej sulmi ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar i mbështetur nga autoritetet serbe. Fqinjtë donin ta fusnin atë, por nuk kaloi”. tha Vuçiq.

Kreu i shtetit serb theksoi se Kroacia kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve, shkaku i Kosovës.

“Nuk kam pse të them, të gjithë dinë gjithçka”, tha Vuçiq.