Paris Saint Germain ka reaguar pasi katër futbollistët e tyre janë përjashtuar për një ndeshje.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, Ligue 1 ka konfirmuar se katër lojtarë të Paris Saint-Germain janë suspenduar me një ndeshje për shkak të përfshirjes së tyre në thirrjet homofobike.
Katër lojtarët në qendër të vëmendjes janë Randal Kolo Muani , Ousmane Dembele , Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa .
Gjatë një ndeshjeje kundër Marseille në Parc des Princes, tifozët e PSG-së u dëgjuan duke përdorur thirrje kundër homoseksualëve.
Pjesë e kësaj ishin edhe disa lojtarë të PSG-së. Si rezultat, LFP u ka dhënë atyre pezullime me një ndeshje duke filluar nga 10 tetori. Plus, ata kanë mbyllur tribunën e Auteuil në Parc des Princes për dy ndeshje.