
Futbollisti i Interit, Marcus Thuram e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij te skuadra e re.
Sulmuesi francez u transferua te Interi në verë me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach, megjithatë nëse vijon me paraqitje të tilla, mund të lërë zikaltrit që në fund të sezonit.
Chelsea dhe Reali i Madridit kanë nisur të monitorojnë paraqitjet e 26-vjeçarit francez, pasi e shohin përforcim ideal.
Ndonëse është ende herët, bëhet fjalë për dy klube që mund të ofrojnë para mjaftueshëm sa të joshin Interin të shesë francezin.