Shkup, dy makina përfshihen nga zjarri

Më datë 16.07.2023 në ora 02.25 në policinë e Shkupit është raportuar se ka rënë zjarr në veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi Shkup, në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato”.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar, përcjell INA.

Po ashtu më datë 16.07.2023 në ora 03:25 në është raportuar se është djegur vetura e tipit “Fiat 500” në pronësi të një 48 vjeçari nga fshati Kadino, komuna e Ilindenit. Pronari e ka fikur vetë zjarrin dhe nuk ka të lënduar.(INA)