Barcelona pati një sezon të mirë 2022/23. Pasi fituan titullin e tyre të parë në La Liga në katër vjet, ata shtuan edhe Superkupën e Spanjës në sezonin e parë të plotë të Xavi Hernandez në krye.
Një nga arkitektët e suksesit të tyre ishte mesfushori Frenkie De Jong. Holandezi pati një sezon të shkëlqyer, në të cilën ai rriti nivelet e tij të performancës masivisht nga sezonet e mëparshme.
Megjithatë, gjithçka mund të kishte qenë shumë ndryshe, nëse ai do të kishte zgjedhur t’i bashkohej Manchester United verën e kaluar, me Barcelonën që ishte e hapur për ta shitur atë.
Por, sipas gazetës Sport, Blaugranët nuk e kanë ndërmend të bëjnë të njëjtin gabim dy herë, pasi De Jong konsiderohet të jetë “i pa-transferueshëm” këtë verë.