Maldini nuk mori pjesë as në funeralin e Berlusconit

TURIN, ITALY - OCTOBER 30: Paolo Maldini during the Serie A match between Torino FC and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on October 30, 2022 in Turin, Italy. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)

Duket se raportet e Paolo Maldinit dhe Milanit janë thyer aq shumë sa që legjenda e klubit ‘kuq e zi’ pasi sipas mediave italiane, ai nuk gjeti kohë të merrte pjesë as në funeralin e presidentit legjendar të ‘Rossoneri’, Silvio Berlusconit të mërkurën.
Mungesa e ish-kapitenit të Milanit ka shkaktuar diskutime të shumtat, mes kritikëve dhe të tjerëve që shpjegojnë arsyen e mospjesëmarrjes, duke mbrojtur legjendën e “Rossonerëve”.

Funerali shtetëror i Silvio Berlusconit u mbajt dje në Katedralen e Milanos , me një ceremoni ku një shumë njerëz dhe personazhe që u përkasin fushave të ndryshme në të cilat punoi ish-kryeministri i Italisë bënë nderimet e fundit për të, përcjellë lajmi.net.

Mungesa e ish-lojtarit ka bërë shumë bujë. Arsyeja zyrtare është për faktin se Maldini aktualisht ndodhet jashtë Italisë, pikërisht në Miami, por kjo nuk i ka qetësuar komentet dhe hamendjet në rrjetet sociale për këtë mospjesëmarrje të tij në ceremoninë e varrimit.

Me Berlusconin në krye të Milanit, Maldini dhe shokët e tij fituan pesë Kupa Evropiane ndër të tjera. Një korrespondencë e ndjenjave dashurore me klubin që vazhdoi për të dy edhe kur rrethanat i detyruan të largoheshin nga klubi.