Pronari i kompanisë “Kuli” nga Prilepi, ka deklaruar për Sloboden Pecat se kompani e tij do të prodhojë 2 milionë maska edhe atë falas. Për përballje të situatës me Koronavirusin, Malinkovski ka thënë se kompania e tij në bashkëpunim me disa tjera më të vogla, do të bëjnë ridedikim të prodhimtarisë, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka premtuar se 2 milionë maskat do të prodhohen brenda një jave. Në këtë menyrë, kjo kompani do të kontribuojë për uljen e çmimeve të maskave, që u rritën shumëfish pas shpalljes së Koronavirusit si epidemi.
Maqedoni Maqedoni, një kompani do të prodhojë 2 milionë maska falas