Një “regjistër i dëmeve” që liston të gjitha dëmet e shkaktuara nga Rusia gjatë luftës së saj në Ukrainë është i rëndësishëm për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz pas mbërritjes në një samit të Këshillit të Evropës në Reykjavik, Islandë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Regjistri ishte “parakushti” që aleatët e Ukrainës të punonin në një plan të përbashkët për rindërtimin e vendit, deklaroi Scholz, duke shtuar se ishte “me rëndësi të madhe” për të ardhmen e Ukrainës.
Udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Reykjavik për një samit të COE-së, organi evropian që qeverisë të drejtat e njeriut në kontinent. Është vetëm samiti i katërt i trupit në pothuajse 75 vjet të themelimit të tij.