Alarm në Detin e Zi, sulmohen anijet pranë Bullgarisë – BE-ja reagon ashpër!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, duke shprehur solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Bullgarinë.

Dy anije tregtare u goditën më 6 tetor në zonën ekskluzive ekonomike bullgare, ku njëra u fundos, ndërsa tjetra pësoi dëmtime serioze. Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi një anije turke që transportonte grurë ukrainas u godit dhe u fundos pranë brigjeve rumune.

Von der Leyen paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve civile dhe ekuipazheve të tyre po rrisin shqetësimet për sigurinë në Detin e Zi.

“Sulmet ndaj anijeve civile janë të papranueshme”, theksoi ajo, duke konfirmuar mbështetjen e BE-së për vendet anëtare në krahun lindor.

Ndërkohë, rrethanat dhe përgjegjësit e sulmeve mbeten ende të paqartë.